Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, më 3 maj 2026, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe Ambasada e Finlandës në Prishtinë kanë riafirmuar mbështetjen për lirinë e medias në Kosovë.
Në një deklaratë të përbashkët, ambasadat vlerësojnë rolin e medias së fortë dhe të pavarur në funksionimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër dezinformimit. “Një media e fortë dhe e pavarur, që pasqyron zëra të ndryshëm lokalë, është shtylla e demokracisë, llogaridhënies dhe stabilitetit afatgjatë të Kosovës”, thuhet në deklaratë.
Ato theksojnë se qasja në informacione të besueshme është thelbësore për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe forcimin e besimit në institucionet publike. “Qasja në informacione të besueshme mbështet pjesëmarrjen e informuar, besimin në institucionet publike dhe qeverisën efektive”, vijon deklarata.
Ambasadat vlerësojnë rolin e institucioneve rregullatore dhe shoqërisë civile në ruajtjen e standardeve profesionale të medias. “Rregullatori i medias në Kosovë dhe akterët e shoqërisë civile kanë një rol kyç në pavarësinë dhe profesionalizmin e gazetarisë”, shton ajo.
Si bashkëkryesuese të Koalicionit për Lirinë e Medias, Mbretëria e Bashkuar dhe Finlandës do të vazhdojnë bashkëpunimin me partnerët në Kosovë dhe në botë. Ato synojnë të forcojnë gazetarinë në shërbim të publikut dhe të mbështesin gazetarët për një shoqëri të informuar dhe të qëndrueshme.