Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosjes.
Në një postim në Facebook, ai e ka vlerësuar lart figurën dhe veprën e Qosjes. "Rexhep Qosja ka qenë një figurë e rëndësishme e historisë së afërt të Kosovës dhe një shkrimtar i madh. Puna e tij do të ndihmojë në formimin e mendjeve dhe kontributeve të brezave që do të vijnë. Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, kolegëve dhe lexuesve të tij në të gjithë Kosovën dhe rajonin", ka shkruar Hargreaves.