Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara zhvilloi më 23 janar 2026 një mbledhje urgjente për situatën në Iran.
Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Suela Janina, shprehu shqetësimin e thellë të vendit tonë për protestat paqësore të nisura më 28 dhjetor 2025, që kanë lënë mijëra viktima sipas citimeve zyrtare dhe mbi 5000 viktima sipas raporteve të tjera. Ajo dënoi fuqishëm përdorimin e tepruar dhe joproporcional të forcës kundër protestuesve, duke përmendur plagosje masive, armë zjarri dhe mjete të tjera të ndaluara, në shkelje të së drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Janina ngriti shqetësimin për arrestimet arbitrare në shkallë të gjerë, përfshirë fëmijët, si dhe zbatimin arbitrar të dënimit me vdekje ndaj protestuesve. Shqipëria riafirmoi të drejtën e iranianëve për të jetuar në liri dhe siguri personale, liri të shprehjes, organizim dhe tubim paqësor.
Ajo theksoi nevojën urgjente për përgjegjësi ndaj shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe krimeve ndërkombëtare. Shqipëria mbështet zgjatjen e misionit të pavarur për mbledhjen e fakteve dhe mandatit mbi të drejtat e njeriut në Iran, si dhe inkurajon hetime të hershme me synim procedime gjyqësore.
Ambasadorja shprehu solidaritet të plotë me popullin iranian dhe aspiratat e tij për liri.