Carlo Ancelotti, trajner i kombëtares braziliane, do të bëjë të hënën të njohur listën paraprake të lojtarëve për Kupën e Botës 2026. Në prag të këtij njoftimi, ai foli për dilemën kryesore: përfshirja apo jo e Neymarit, golashënuesit më të mirë në historinë e Brazilit me 79 gola.
Në intervista për Reuters dhe The Guardian, Ancelotti theksoi se Neymari, 34-vjeçar, ka pasur probleme të shpeshta me lëndimet, duke mos luajtur me kombëtarën që nga tetori 2023, pas dëmtimit në ligamentet e gjurit kundër Uruguait. Megjithatë, sulmuesi ka treguar përmirësim të madh kohët e fundit dhe luan rregullisht me Santos.
"Neymari është lojtar i rëndësishëm për shkak të talentit të tij. Ai po punon fort për t’u rikuperuar dhe është përmirësuar shumë. Duhet të peshojmë me kujdes avantazhet dhe disavantazhet", deklaroi Ancelotti. Ai pranoi se shokët e ekipit dhe tifozët mbështesin fuqishëm Neymarin, çka ndikon në atmosferën e grupit, por vendimi do të bazohet në gjendjen fizike.
Ancelotti shprehu optimizëm për Brazilin: "Ka talent, popull që do fanellën dhe uri për fitore pas 24 vitesh pa titull Botërori". Ai përmendi edhe Vinícius Júniorin, duke thënë se sulmuesi i Real Madrid do të ketë rol kyç, por Brazili duhet të luajë si skuadër, pa u mbështetur te një yll i vetëm.
Lista paraprake numëron 55 lojtarë, ndërsa ajo përfundimtare me 26 emra publikohet më 18 maj.
Përditësime
Carlo Ancelotti deklaroi se askush nuk i ka bërë presion për të thirrur Neymarin dhe se vendimi për të do të jetë 100% profesional dhe autonom.