Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar zyrtarisht fundin e rrugëtimit të Neymar me fanellën e kombëtares. Në një intervistë për CNN Esportes, trajneri italian theksoi se lojtari e ka njoftuar vetë për vendimin e tij për të mos u rikthyer më në përfaqësuese. Sipas Ancelotti, ndonëse Neymar ishte një talent unik, tani është koha për një ndryshim gjeneracional.
Fokusimi te brezi i ri
Pas mbylljes së këtij kapitulli, kombëtarja e Brazilit synon të ndërtojë një grup të ri konkurrues me fokus Kupën e Botës 2030. Ancelotti ka bërë të ditur se planet e tij përfshijnë integrimin e futbollistëve të lindur në vitet 2004, 2005 dhe 2006, ndërsa ka përmendur gjithashtu mundësinë e aktivizimit të talenteve të lindur në vitin 2008.
Sipas trajnerit, ndryshimi i qasjes është i nevojshëm për futbollin modern, ku puna në grup mbetet më e rëndësishme se mbështetja te një emër i vetëm. Neymar e mbyll aventurën e tij me "Selecaon" pas një kontributi të gjerë, ku përveç 130 paraqitjeve dhe 80 golave, ai ka regjistruar edhe 59 asistime, duke fituar ndër të tjera Kupën e Konfederatave në vitin 2013.