Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, është pyetur lidhur me projektin në Zvërnec.
Në përgjigjen e tij, Costa nënvizoi se në kuadër të procesit të anëtarësimit, Shqipëria ka detyrimin të jetë në përputhje të plotë me legjislacionin e Bashkimit Europian, duke përfshirë këtu edhe standardet për mjedisin.
"Në procesin e anëtarësimit pritet që Shqipëria të jetë në përputhje me legjislacionin e BE-së, përfshirë mjedisin. Nuk mund të flas për një projekt të veçantë… Me rëndësi është vënia në zbatim e legjislacionit europian në Shqipëri", u shpreh Costa.