Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është anuluar ndeshja miqësore mes Japonisë U-21 dhe Shqipërisë U-21, e planifikuar për t’u zhvilluar më 27 mars në Antalia, Turqi.
Federata Japoneze e Futbollit ka njoftuar FSHF-në se, për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme dhe për arsye sigurie, ka anuluar udhëtimin drejt Turqisë, duke bërë të pamundur zhvillimin e kësaj ndeshjeje miqësore.
Pas anulimit të dy takimeve të planifikuara në Antalia kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës U-21 dhe Japonisë U-21, FSHF po shqyrton mundësitë për të gjetur kundërshtarë të tjerë për Kombëtaren U-21 në të njëjtën periudhë.
FSHF do të njoftojë në vijim për çdo zhvillim në lidhje me programin e ndeshjeve miqësore të Kombëtares U-21.
Përditësime
FSHF kishte përgatitur posterin për miqësoren me Japoninë U-21. Ndeshja e ardhshme me SHBA U-21 parashikohet në 30 mars. Anulimi në Antalia lidhet me sulmet me dronë dhe raketa nga Irani ndaj vendeve të Gjirit, Qipros dhe Turqisë.