Gjykata e Apelit ka njoftuar për ndryshimin e orarit të seancës gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Seanca, e caktuar për 29 tetor, nuk do të mbahet në orën 09:50, siç ishte paralajmëruar më herët, por në orën 11:10. Data e seancës mbetet e pandryshuar.
Ndryshimi ka të bëjë vetëm me orarin. Vendimin e mori Kolegji i Apelit me kërkesë të mbrojtjes së Naim Murselit, i dënuar me burgim të përjetshëm.
Sipas njoftimit të gjykatës, Murseli është i angazhuar në të njëjtën datë dhe orar për përfaqësim edhe në një çështje tjetër në Gjykatën Supreme. Për këtë arsye, seanca e Apelit do të mbahet në orën 11:10.