Pas një operacioni të koduar “Fokusi”, shërbimet e Komisariatit të Policisë së Lushnjës kanë ndaluar për kontroll në qytet një automjet që drejtohej nga 24-vjeçari Hasan Hajdari. Gjatë kontrollit fizik, efektivët i gjetën të riut doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve hetimore, policia ushtroi kontroll edhe në banesën e tyre në fshatin Hajdaraj, ku u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me municion luftarak, të cilat dyshohet se mbaheshin nga 56-vjeçari Shkëlqim Hajdari.
Arma e zjarrit, municioni, sasia e lëndës narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për hetime të mëtejshme. Policia theksoi se kontrollet në qark do të vazhdojnë me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale.