Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Guns”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe identifikimin e personave që qarkullojnë të armatosur.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit Jetar Bajaziti, 41 vjeç, dhe Alessio Llupi, 21 vjeç, të dy banues në Fier. Jetar Bajaziti drejtonte automjetin ku u gjet një armë zjarri tip pistoletë me 5 fishekë në krehër. Alessio Llupi ishte pasagjer në automjet.
Gjatë kontrollit të automjetit policia sekuestroi pistoleën. Më pas, në një servis në pronësi të Jetar Bajazitit u gjet dhe u sekuestrua një armë sportive tip pushkë ajrore. Gjithashtu u sekuestruan automjeti dhe dy celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të Jetar Bajazitit, dhe “Moskallëzim i krimit” në ngarkim të Alessio Llupit.