Komisariati i Policisë Nr. 6 në Tiranë finalizoi më 11 shkurt operacionin e koduar “Stairs”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në fshatin Pezë e Vogël.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në papafingon e shtëpisë u gjet një pistoletë me krehër fishekësh, e mbajtur pa leje. Operacioni u zhvillua në vijim të informacioneve operative dhe kontrolleve për goditjen e rasteve të mbajtjes së armëve pa leje.
Sekuestrohen arma e zjarrit dhe celulari i të arrestuarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Ky rast vjen në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme për rritjen e sigurisë publike.