Njësitet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj kanë arrestuar personin me inicialet M.B., pasi ndaj tij kishte një urdhër aktiv nga gjykata për ekzekutimin e një dënimi me burg. Operacioni është zhvilluar pas marrjes së një informate se i kërkuari ndodhej në rrugën "Jalldezë Krasniqi" në fshatin Paldenicë.
Pas lokalizimit dhe arrestimit, 57-vjeçari është shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit për procedurat e nevojshme administrative. Pas përfundimit të tyre, i dënuari është dërguar në institucionin përkatës korrektues për të filluar vuajtjen e dënimit prej 5 vitesh për veprën penale "Sulm seksual".