Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Bilanci” në Tiranë.
Nga kontrolli në subjektin në administrim të shtetases G. T., 49 vjeçe, banuese në Tiranë, rezultoi se ajo ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencën përkatëse dhe nuk deklaronte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.
Si rezultat i veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i administratores. Policia sekuestroi rreth 40 000 euro në valuta të ndryshme dhe një njësi kompjuterike, nga e cila rezulton se subjekti ka qarkulluar rreth 2 000 000 euro.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.