Sot, më 14 gusht 2026, Policia e Kosovës ka vënë në pranga Beki Sylejmanin, pasi ky i fundit dyshohet se ka kërcënuar ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me jetë. Sipas raportimeve, ndalimi i tij ka ardhur pas një komenti të shkruar në rrjetin social Facebook, ku i dyshuari shkruante: “Mas more se ajo që e shet vendin pak është plumbi për të rnoftë Albini me popullin”.
Në njoftimin zyrtar të Policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të kanosjes ndaj ankueses. Pas procedurave të intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit kompetent. Rasti, i cili lidhet me një postim të datës 15 qershor 2026, është duke u hetuar nga organet e rendit.
Përditësime
Hetimet e mëtejshme zbuluan se i dyshuari Beki Sylejmani është përkrahës i deklaruar i lëvizjes Vetëvendosje. Ky detaj doli në pah gjatë verifikimit të profilit dhe aktiviteteve të tij në rrjetet sociale, pas arrestimit për kanosjen e ish-presidentes Vjosa Osmani.