Policia e Katalonjës ka arrestuar Jonathan Andiç dhe po e merr në pyetje lidhur me vdekjen e të atit, themeluesit të markës së modës Mango, Isak Andiç.
Ngjarja ndodhi në dhjetor të vitit 2024 gjatë një ecjeje në malin Montserrat pranë Barcelonës, ku biznesmeni 71-vjeçar ra nga një lartësi prej rreth 100 metrash.
Fillimisht autoritetet e trajtuan rastin si aksident. Më vonë hetuesit ndryshuan drejtimin e hetimit pas gjetjes së disa indicieve që nuk përputheshin me versionin e aksidentit të thjeshtë. Sipas mediave spanjolle, statusi i Jonathan Andiç u ndryshua nga dëshmitar në të dyshuar që në shtator të vitit të kaluar.
Familja Andiç ka deklaruar se bashkëpunon plotësisht me autoritetet dhe se beson në pafajësinë e djalit. Hetimi vazhdon dhe ende nuk ka akuza zyrtare të konfirmuara.
Isak Andiç lindi në Stamboll në vitin 1953 dhe themeloi Mango në vitin 1984. Kompania u rrit në një nga zinxhirët më të mëdhenj të modës në Evropë.
Përditësime
Autoritetet arrestuan të martën Jonathan Andic, nënkryetarin e bordit të Mango. Hetimi për vdekjen e babait të tij, i mbyllur fillimisht në fillim të 2025, u rihap për shkak të mospërputhjeve në dëshminë e tij, sipas La Vanguardia. Ai ndodhej me babain gjatë ngjarjes.