Strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Korçë finalizuan operacionin policor të koduar “Itinerari 2”, si rezultat i hetimeve intensive për parandalimin e veprimtarive të paligjshme në kufi.
Në flagrancë u arrestua shtetasi M. J., 24 vjeç, banues në Darfur, Sudan. Ai dyshohet se ka ndihmuar 6 emigrantë për të kaluar ilegalisht kufirin nga Greqia në territorin e Shqipërisë, kundrejt përfitimit financiar, me destinacion një nga vendet e Bashkimit Europian. Shtetasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare në vendin “Fusha e Parë”, mbi fshatin Drenovë, në qarkun e Korçës.
Në të njëjtën kohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurorinë e Korçës, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” ndaj shtetasit O. C., 30 vjeç, banues në Elbasan. Ky dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin në drejtim të Greqisë.
Policia vijon punën për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
Përditësime
Policia e Korçës arrestoi tre persona nga Sudani më 4 shkurt për ndihmë emigrantëve në kalimin ilegal të kufirit.