Avni Qenaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është liruar sot nga burgu qendror i Beogradit.
Ai u arrestua më 26 nëntor të vitit të kaluar në vendkalimin kufitar Merdare nga policia serbe dhe u mbajt në paraburgim për më shumë se një vit në kryeqytetin serb.
Lajmin për lirimin e tij e ka bërë të ditur faqja "Hasi Heroik", sipas së cilës ngjarja ndodhi sot, më 9 shkurt 2026.