Aidan Ellis, avokati i Jakup Krasniqit në Hagë, mbajti fjalën përfundimtare më 18 shkurt 2026, duke shprehur besim të plotë se gjykata do ta shpallë klientin e tij të pafajshëm.
Para trupit gjykues dhe prokurorëve, Ellisi argumentoi se kur gjykatësit të zbatojnë vlerësimet e nevojshme dhe të shqyrtojnë dokumentet me rigorozitet, do të pajtohen me qëndrimet e mbrojtjes. Ai kritikoi argumentet e Prokurorisë për selektivitet dhe përzgjedhje që mbështesin teorinë e saj.
Në deklaratën e tij përmbyllëse, avokati tha: “Ne jemi besimplotë që kur të zbatoni dhe kur të bëni këto vlerësime, kur të shikoni dokumentet e të zbatoni me rigorozitet parimin e barrës së provës, ju do të pajtoheni me argumentet e parashtuara prej nesh dhe kjo do të çojë në shpalljen e pafajshme të Jakup Krasniqit prej jush”.
Ky zhvillim vjen në kuadër të procesit gjyqësor ndaj Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Hagës.