Avokati i Popullit zhvilloi më 24 shkurt 2026 një takim zyrtar me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott.
Në qendër të diskutimeve ishte situata e të drejtave të njeriut, forcimi i rolit të Avokatit të Popullit dhe vizioni për një institucion që garanton llogaridhënien dhe mbrojtjen e qytetarëve.
Gjatë takimit, Avokati i Popullit prezantoi nevojën për të ndërhyrë me një perspektivë të qartë për t’u dhënë shpresë të rinjve shqiptarë, duke krijuar kushte që ata ta shohin të ardhmen e tyre në vend. Palët diskutuan përpjekjet e përbashkëta për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve si një nga shtyllat e një shoqërie demokratike dhe të qëndrueshme.
Z. Shabani prezantoi vizionin e tij për modernizimin e institucionit, duke premtuar një reformë që e pozicionon Avokatin e Popullit si mbrojtësin kryesor të qytetarëve që deri më sot janë ndjerë të padëgjuar. Ambasadori Abbott konfirmoi mbështetjen e Britanisë së Madhe për këtë vizion, duke vlerësuar rolin e institucionit si gardian i dinjitetit njerëzor dhe sundimit të ligjit.
Takimi u përmbyll me një dakordësi për të intensifikuar partneritetin strategjik midis palëve, duke u fokusuar në projekte që modernizojnë punën e Avokatit të Popullit dhe rrisin forcën e tij në mbrojtje të qytetarëve.