Banorët e Rrjollit të Velipojës protestojnë sot para Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa brenda sallës zhvillohet seanca plenare. Ata pretendojnë se po u grabiten pronat padrejtësisht për ndërtimin e një resorti nga biznesmeni dhe botuesi Bashkim Ulaj.
Prej kohësh në Rrjoll ekziston tension për këtë çështje, ku banorët lokalë kundërshtojnë veprimtarinë e Bashkim Ulajt. Protesta e sotme para Kuvendit mbështetet nga Partia Mundësia e udhëhequr nga Agron Shehajt. Ky i fundit e ngriti temën në Parlament javën e kaluar dhe u përjasht pas përplasjeve me deputetët socialistë.
Në Rrjoll, protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Shtetit dhe policinë private Breçani Security, të cilat kanë tentuar shpërndarjen e grumbullimeve dhe mbështetjen e biznesmenit Ulaj.
Protestës para Kuvendit i janë bashkuar qytetarë nga zona të tjera, si banorët e prekur nga shpronësimet për projektin TID në Durrës. Këta pretendojnë se po u merren pronat nga shteti dhe biznesmenët e fuqishëm.
Përditësime
Banorët e Rrjollit kanë thyer xhamat e eskavatorëve dhe kamioneve të kompanisë Gener 2, në shenjë proteste kundër resortit të Bashkim Ulaj.
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën "detyrim paraqitjeje" për 8 banorë të arrestuar, duke i liruar ata por duke u ndaluar lëvizjen drejt tokave të tyre.
Protestat vazhdojnë prej më shumë se një muaji, me incidente të fundit.