Partia Demokratike do të mbajë një protestë pasditen e të martës, më 10 shkurt, në kryeqytet. Skenarët e saj nuk janë bërë ende të ditur nga strukturat e partisë.
Në një komunikim online me qytetarët, Sali Berisha u përgjigj pyetjes për mundësinë e bllokimit të akseve kombëtare rrugore. Ai tha se kjo është "një nga format e kryengritjes paqësore".
Berisha falënderoi qytetarët për sugjerimin dhe garantoj se ai përputhet me format paqësore të protestës. Ai thirri për bashkim: "Të bashkohemi të gjithë më 10 shkurt, të betuar se do të vazhdojmë kryengritjen paqësore deri në largimin e kësaj organizate kriminale".
Më parë, Berisha kishte paralajmëruar se Partia Demokratike nuk do të vijë në pushtet me dhunë, por vetëm me votat e shqiptarëve.