Bujar Xhibo, shtetas shqiptar 54-vjeçar banues në Delvinë, u arrestua pasditen e 31 janarit në zonën Rajo të Igumenicës, në Greqi, ndërsa tentonte të fuste 74 kg 804 gramë marijuanë në territorin grek.
Policia greke e ndaloi teksa me mjetin e tij po transportonte 3 çanta me 51 pako marijuanë. Lënda narkotike ishte marrë në kufirin e gjelbër dhe po drejtohej drejt brendësisë së Greqisë. Përveç automjetit, autoritetet i sekuestruan edhe një telefon celular.
Xhibo rezulton person me precedentë penalë në Shqipëri.
Prej muajit shtator, policia greke ka sekuestruar rreth 775 kg marijuanë, e dyshuar se vjen nga Shqipëria. Këto raste janë evidentuar në Igumenicë me rrugë tokësore dhe detare, si dhe në Janinë, Selanik e Kostur.