Kadri Bytyqi, kryetar i Odas së Farmacistëve të Kosovës, në një intervistë për Ekonomia Online më 15 mars 2026, tha se situata e sigurisë në Lindjen e Mesme nuk ka pasur ende ndikim drejtpërdrejt në çmimet e barnave në Kosovë.
Sipas tij, situata po përcillet, por deri tani nuk ka impakt direkt. Barnat importohen kryesisht nga vendet evropiane dhe një ndikim indirekt mund të ndihet me rideklarimin e çmimeve këtë vit, nëse çmimet atje rriten. Megjithatë, sfida më e madhe mbetet mungesa e shumëllojshmërisë së barnave në Kosovë, veçanërisht në institucionet shëndetësore si SHSKUK, dhe jo çmimet e tyre.
Sa i përket udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë për përcaktimin e çmimeve të barnave, Bytyqi vlerësoi se fillimisht kishte krijuar një situatë jo fort të mirë për shkak të vendimeve të ngustra, por me revidimet e mëvonshme çështja ka filluar të stabilizohet. Ai sqaroi se nuk është rregulluar plotësisht dhe ka ende punë për të bërë.
Oda e Farmacistëve ka zhvilluar së fundmi një takim në Odë me ministrin e Shëndetësisë, ku ka ritheksuar gatishmërinë e plotë për bashkëpunim në dobi të komunitetit farmaceutik dhe qytetarëve, me qëllim furnizimin sa më të mirë me barna të nevojshme për shëndetin e tyre.