Dy meshkuj kosovarë kanë raportuar në polici se një çift bashkëshortor nga Shqipëria nuk e ka kthyer veturën Golf VIII, të cilën e kishte marrë me qira në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës sipas marrëveshjes.
Ngjarja u raportua më 28 mars 2026 në orën 15:32. Sipas policisë, dyshuarit nuk e lanë automjetin në vendin dhe kohën e caktuar.
Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat.