Një veturë Volkswagen Golf 8 u raportua si e zhdukur nga parkingu i Aeroportit Adem Jashari në Prishtinë. Pronarët, të cilët e kishin dhënë me qira, e kishin kërkuar kthimin në parking me çelësat të vendosur te goma, por nuk e gjetën më në vendin e caktuar.
Automjeti u lokalizua në Prizren, në parkingun e një qendre tregtare. Burimet bëjnë të ditur se pas dorëzimit fillestar nga klientët me qira, vetura ishte marrë gabimisht nga disa shtetas turq. Ata, duke parë automjetin dhe çelësin, kishin hipur në të nga pakujdesia dhe kishin vazhduar rrugën drejt Prizrenit.
Stacioni Policor i Prizrenit njoftoi rreth orës 01:15 më 29.03.2026 se kishte gjetur veturën e parkuar. Policia e siguroi automjetin dhe njoftoi Sektorin e Hetimeve nga Stacioni Policor i Lipjanit, të cilët erdhën për të marrë përsipër rastin.
Rreth orës 05:30, veprimet hetimore përfunduan. Dyshuarit u intervistuan dhe u liruan sipas procedurës, pasi rezultoi keqkuptim mes pronarit të veturës dhe klientit. Rasti u konfirmua nga zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.
Pronari i veturës konfirmoi për media gjetjen e automjetit dhe dorëzimin te pronarët.