Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mbajti mbledhjen e 361-të më 29 janar 2026, ku trajtoi çështje të rëndësishme për funksionimin e sistemit gjyqësor.
KGJK certifikoi rezultatin zgjedhor për zgjedhjen e anëtarëve të këtij këshilli. Gjithashtu, miratoi propozimin për emërimin e mentorëve në Akademinë e Drejtësisë për gjyqtarët me mandat fillestar në gjykatat themelore, për pjesën praktike.
Gjatë shqyrtimit të kundërshtimit të kandidates për anëtare të KGJK-së, Mejreme Mema, u nxit debat mes anëtarëve. Anëtari Fahret Vellija kundërshtoi, duke thënë se diskutojnë profesionalisht dhe jo për dëshira subjektive. Ai u shpreh: "Sa i përket asaj që kam pa dhe shkruan. A mundet me qenë për ju i qëndrueshëm apo jo i qëndrueshëm është diçka tjetër. Por sa i përket a kemi apo jo dëshira, ajo është subjektive dhe ajo nuk shprehet në tavolinë. Këtu jemi profesionistë për me zbatu a është në rregull."
Kryesuesi Albert Zogaj reagoi duke i thënë Vellijës: "Mos e bo dramën, se nuk ka vend për dramën." Vellija mohoi: "Nuk po e bëjë dramën." Zogaj vazhdoi: "Nuk ka vend për dramën, nuk pata mendim konkurrues për mendimin tuaj. Këta konkurrojnë kur debatojnë, unë nuk jam duke debatuar, shpreha një pikëpamje për të paktën për çështjen një që është shumicë."
Vellija përsëri u shpreh se i referohet interpretimit të tij dhe nuk dëshiron referenca për dëshira.