CSKA Sofia e mposhti Arda me rezultatin 3-1 në ndeshjen e javës së 20-të të elitës së futbollit bullgar, të zhvilluar të premten mbrëma.
Qendërmbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova, realizoi golin e dytë të skuadrës së tij në minutën e 53-të, duke e çuar rezultatin në 2-0. Ai goditi fuqishëm një top të kthyer nga rivëndja këndore, duke mos i lënë shanse portierit të kundërshtarit.
Për 27-vjeçarin Dellova ky ishte goli i dytë këtë edicion, pas atij të shënuar ndaj Septemvri Sofia. Mbrojtësi kosovar e kompletoi ndeshjen në fushë.
CSKA Sofia zë vendin e katërt në tabelë me 34 pikë, ndërsa Arda renditet e dhjeta me 24 pikë. Skuadra e Sofias mbetet në garë për titullin, por ka 10 pikë diferencë nga lideri Levski Sofia.
Raportohet se Dellova ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe pritet të kalojë te një klub i ri në verë.
Përditësime
Dellova shënoi golin e tij të dytë në 16 ndeshje me CSKA Sofia në fitoren 3-1 ndaj Arda-s.