Një dëshmi e të plagosurit në aksidentin në Rumani u transmetua në televizionin grek ERT nga mjeku Dimitris Koukoulas.
Tifozi i lënduar i PAOK-ut deklaroi se sistemi i timonit u bllokua pas parakalimit, duke e pamundësuar shoferin të kthejë automjetin në korsinë e djathtë. Ai përshkroi momentet dramatike para përplasjes dhe ndodhet në gjendje më të mirë se të tre të tjerët, me fraktura kryesisht në gjymtyrët e poshtme.
Kjo dëshmi i shtohet hetimit të autoriteteve rumune për shkaqet e aksidentit, ku humbën jetën 7 persona dhe u plagosën 3 të tjerë.
Prindërit e viktimave kanë filluar të mbërrijnë në Rumani për identifikimin e trupave. Midis viktimave konfirmohen dy shqiptarët Genci Sadiku dhe Vasil Palo.