Prej tre ditësh dhjetëra kamionistë janë të bllokuar në Qukës, pasi rruga në Librazhd është mbyllur, duke e bërë të pamundur vazhduesën drejt Tiranës.
Sipas kamionistëve, këshilla e ARRSH-së për zhdoganimin e mallit dhe hyrjen në Maqedoni nuk zbatohet, sepse mungon një marrëveshje midis qeverive të dy vendeve për këtë situatë. Pritja e gjatë shkakton lodhje dhe dëm ekonomik të madh, ndërsa malli rrezikon të prishet.
Një kamionist shprehet: "Isha në Kapshticë, gjatë rrugës na njoftuan për mbylljen e rrugës. Ka tre ditë nuk kemi asnjë njoftim. Na thanë se sot do të hapet, por është ende e mbyllur. Asnjë përgjigje. Dëm i madh ekonomik. Unë jam zhdoganuar, si bëhet kjo? Duhet të veprojnë vetë qeveritë, nuk ka zgjidhje tjetër."
Një tjetër shton: "Është problem i madh. Kemi ditë që presim, vetëm presim, por nuk kemi përgjigje. U bë e treta ditë sot, asnjë nuk na thotë asgjë, jo sot, jo nesër. Policia na ndalon, jemi në rrugë. Nuk kemi ç’bëjmë. Nuk dalim dot në Qafë Thanë sepse i kemi bërë kartat. Do të prishet malli."
Kamionistët janë të izoluar dhe nuk mund të bëjnë asgjë tjetër veçse të presin. Rruga alternative nga Përmeti është tejet e vështirë për t’u përshkuar.