Një kamionçinë tip Man me targë AA 084 SL, e drejtuar nga Leonard Budlla, u djeg aksidentalisht gjatë lëvizjes në rrugën Delvinë-Kardhiq, në orët e para të së enjtes. Ngjarja ndodhi në afërsi të tunelit të Skërficës, në rrugën që çon në fshatin Senicë, bashkia Delvinë.
Shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe arritën të shuanin zjarrin. Policia e Delvinës kreu verifikimet fillestare dhe dyshon se zjarri erdhi nga një difekt teknik në mjet. Nga ngjarja nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale në automjet.