Një shtëpi në fshatin Goriq të Malishevës është përfshirë nga flakët mbrëmë, ku si pasojë ka mbetur e vdekur një grua rreth 50-vjeçare.
Lajmin për media e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta. Ai ka theksuar se viktima jetonte veçme me babain e saj dhe ishte e palëvizshme.
“Një shtëpi në fshatin Goriq të Malishevës është përfshirë nga flakët, ku për pasojë ka mbetur pa shenja jete një grua rreth moshës 53 vjeçare, e cila ka qenë duke jetuar veç me babën dhe ka qenë e palëvizshme. Ende nuk dihen rrethanat e zjarrit dhe policia është duke u marrë me rastin”, ka deklaruar Graishta.
Shkaqet e zjarrit mbeten të panjohura. Policia po heton rastin.