Një vajzë 20-vjeçare dhe një djalë 21-vjeçar humbën jetën pasi automjeti me të cilin po udhëtonin u përplas me një kamion në rajonin e Umbrias, në Itali. Aksidenti ndodhi paraditen e 12 tetorit, në aksin rrugor Peruxhia–Bettolle, pranë daljes Passignano Ovest, në territorin e komunës Passignano sul Trasimeno, në provincën e Peruxhias.
Sipas raportimeve të mediave, të rinjtë, me origjinë nga rajoni i Markeve, u nxorën nga automjeti pas përplasjes dhe u transportuan në gjendje kritike në spitalin Santa Maria della Misericordia në Peruxhia. Ata u shtruan në repartin e kujdesit intensiv, por nuk u mbijetuan plagëve të rënda. Spitali konfirmoi vdekjen e tyre në orët e vona të pasdites.
Përplasja ndodhi në një segment ku po kryheshin punime rrugore dhe qarkullimi ishte kufizuar përkohësisht për shkak të ngushtimit të korsisë. Albeu, IndeksOnline dhe Bota Sot raportojnë se nuk ka ende të dhëna të tjera për shkaqet e aksidentit. NOA njofton se autoritetet italiane po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave.