Edward P. Joseph, ish-zyrtari i lartë i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, foli në një intervistë për gazetën gjermane Berliner Zeitung rreth politikës serbe në Ballkanin Perëndimor.
Ai theksoi se Serbia nuk ka alternativë tjetër veç Bashkimit Evropian, pasi nuk mund të bëhet "Bjellorusia e Evropës". Sipas tij, SHBA-ja, BE-ja dhe veçanërisht NATO duhet të përdorin ndikimin për ta detyruar Beogradin të marrë një vendim të qartë. Nxitja e rrugës së Kosovës drejt NATO-s do ta detyronte Serbinë të pranonte realitetin.
Propozimi Vuçiq-Rama
Sa i përket propozimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama për hyrje të Serbisë dhe Shqipërisë në BE pa të drejtën e vetos, Joseph e përshkroi si "kal i Trojës". Ky propozim mund të shkaktojë përçarje midis anëtarëve të BE-së lidhur me pranimin e ardhshëm të Malit të Zi. Qëllimi duket se është pengimi i përparimit të shpejtë të Malit të Zi drejt BE-së, ashtu si Vladimir Putin e sheh anëtarësimin e Ukrainës si kërcënim. Për Vuçiqin, kjo do të ishte "poshtërim dhe humbje strategjike".
Progresi në negociatat
Joseph vlerësoi ambicjen serbe për BE si "shfaqje" që lejon Beogradin të përfitojë fonde, përfshirë nga plani i rritjes, ndërsa forcon partneritetet me Russinë dhe Kinën. Serbia, si vend kandidat për 12 vjet, ka hapur 22 nga 35 kapitujt e negociatave, ndërsa Shqipëria ka hapur po aq brenda një viti dhe Mali i Zi ka mbyllur 13. BE-ja vazhdon financimin pavarësisht kësaj dhe refuzimit të sanksioneve ndaj Rusisë dhe Iranit.
Demokracia në Serbi
Ai kritikoi demokracinë në Serbi, duke e krahasuar Vuçiqin me kryeministrin hungarez Viktor Orbán për ndërtimin e sistemeve autokratike. Qytetarët nuk kanë rrugë për të shprehur pakënaqësinë përmes opozitës apo zgjedhjeve. Sa i përket protestave të tipit "maidan", Joseph këshilloi shmangien e këtij termi, pasi përdoret nga Beogradi dhe Moska për të diskredituar opozitën. Ndërhyrjet e vërteta vijnë nga Rusia dhe Kina.