Më 16 tetor 1973, ndërsa bota ndiqte me vëmendje Luftën e Yom Kippur midis Izraelit dhe vendeve arabe, udhëheqësi i Shqipërisë komuniste Enver Hoxha, bashkë me sekretarët e Komitetit Qendror të PPSH-së, Hysni Kapon dhe Ramiz Alinë, priti një grup ushtarakësh të lartë nga Ministria e Mbrojtjes Popullore. Ata kishin shkuar në vilën e tij në qendër të Bllokut për t’i uruar ditëlindjen.
Gjatë fjalës së tij, pas mirëseardhjes, Enver Hoxha foli për situatën ndërkombëtare, me theks te konflikti në Lindjen e Mesme. Ai u ndal te roli i superfuqive: SHBA-ja dërgonte armatime për Izraelin, ndërsa Bashkimi Sovjetik për arabët. Kjo lidhej me rëndësinë strategjike të naftës arabe.
Sa më sipër bëhet e ditur nga një dokument arkivor i nxjerrë nga fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së. Në atë periudhë, Shqipëria komuniste kalonte një fazë të rëndësishme në politikën e jashtme, me krisjet e para me Republikën Popullore të Kinës pas vizitës në Pekin të presidentit amerikan Richard Nikson. Kjo çoi drejt izolimit të plotë të Tiranës nga bota.
Në takim, i mbajtur në një moment tensionesh të larta globale, Enver Hoxha theksoi unitetin e ushtrisë me partinë, analizoi rreziqet për Shqipërinë dhe qëndrimin e saj ndaj ndërhyrjeve të superfuqive në konfliktet rajonale. Fjala e tij mbetet dëshmi e gjuhës politike dhe strategjisë diplomatike të Tiranës të aso kohe.
Përditësime
Në Ditari politik i Enver Hoxhës, Enver Hoxha analizon Luftën e Yom Kippur në takimin me ushtarakët (16 tetor 1973): «Amerikanët po dërgojnë armatime për Izraelin, armë po dërgojnë edhe sovjetikët për arabët, por në të vërtetë ata s’duan…».