E ardhmja e mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, vazhdon të jetë temë diskutimi në tregun e transferimeve. Pavarësisht raportimeve të mëparshme që flisnin për një marrëveshje të mundshme mes Interit dhe Atalantës me vlerë 6.8 milionë euro plus 4 milionë euro bonuse, eksperti i mirënjohur i merkatos, Fabrizio Romano, ka sqaruar se nuk po zhvillohen negociata të avancuara midis dy klubeve.
Asllani, i cili iu bashkua Interit nga Empoli në vitin 2022, nuk është përfshirë në skuadrën zikaltër për turneun parasezonal në Australi. Ky vendim konfirmon se lojtari nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Cristian Chivu. Ndonëse Atalanta është përjashtuar nga pista e mundshme, emri i Sassuolos është përfolur si një destinacion tjetër për futbollistin, i cili synon të gjejë një skuadër që i ofron më shumë minuta në fushën e lojës.
Sipas informacioneve, Interi është në kërkim të një zgjidhjeje për kartonin e lojtarit. Ndërkohë që u përmend një vlerë prej 10 milionë eurosh për kartonin e tij, ekziston mundësia që klubi milanez të rishikojë pretendimet financiare ose të marrë në konsideratë opsionin e huazimit nëse nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare për transferimin e tij.