Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë vënë në pranga shtetasin S. S., 50-vjeç, banues në fshatin Dërmenas të Fierit. Ai ishte shpallur në kërkim për ekzekutim të dënimit.
Sipas njoftimit të policisë, arrestimi u bë në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative.
S. S. ishte dënuar më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me 2 vite e 8 muaj burgim për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", të parashikuar në nenin 284/1 të Kodit Penal.
Pas prangosjes, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.