Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) ka nisur shpërndarjen e pasqyrave vjetore për vitin 2025 për të gjithë kontribuuesit.
Pasqyrat dërgohen fillimisht përmes emailit për ata kontribuues që FKPK ka adresa elektronike, ndërsa në ditët në vijim nis shpërndarja me postë.
Sipas njoftimit, numri i pasqyrave të shpërndara me email është 455.692, ndërsa me postë do të dërgohen 167.177 pasqyra.
FKPK rikujton se mënyra më e mirë për të monitoruar kursimet pensionale në baza ditore është regjistrimi në portalin eTrusti, i cili aksesohet në adresën online.trusti.org.
Gjithashtu, pasqyrat e llogarive mund të shkarkohen përmes platformës eKosova, në seksionin Kontributet dhe pensioni.
Ky proces synon që çdo kontribues të ketë informacion të qartë dhe të përditësuar mbi kursimet e tij pensionale për vitin 2025.