Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e 26 marsit 2026 shpalljen e një zone në fshatin Lin të Pogradecit si pasuri kulturore e paluajtshme, të klasifikuar si “Ansambël arkitektonik urban”. Ky vendim erdhi me propozim të ministrisë së Turizmit dhe Kulturës.
Vendimi përcakton zonën mbrojtëse të këtij ansambli sipas hartave dhe koordinatave në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), të bashkëlidhura me aktin. Gjithashtu, miraton planin për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e zonave përkatëse.
Për zbatim:
- Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor do të publikojë hartat e ansambli dhe zonës mbrojtëse në Gjeoportalin Kombëtar.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të regjistrojë vendimin sipas ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”.
- Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Mjedisit dhe Bashkia Pogradec janë ngarkuar për zbatim.
Vendimi mbështetet në nenet 9, pika 3, shkronjat “a” e “ç”, dhe 62, pika 3, të ligjit nr. 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”. Hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe mban firmën e Kryeministrit Edi Rama.