Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) do të prezantojë ditën e hënë, më 26 janar, në "Shtëpinë e Futbollit", strategjinë 2026-2030 "Vision To Victory".
Ky dokument strategjik përcakton drejtimin, prioritetet dhe objektivat për zhvillimin e futbollit shqiptar gjatë katër viteve të ardhshme. Strategjia synon ndërtimin e një modeli të qëndrueshëm dhe afatgjatë, duke forcim forcimin e futbollit në të gjitha nivelet, përfshirë:
- bazat dhe edukimin;
- garat dhe ekipet kombëtare;
- futbollin e vajzave;
- infrastrukturën;
- qeverisjen;
- marrëdhëniet me publikun;
- përgjegjësinë sociale.
Në një periudhë me zhvillime të rëndësishme dhe eksperienca të vlefshme në arenën kombëtare e ndërkombëtare, FSHF konsolidoi rrugëtimin përmes këtij vizioni të qartë dhe të strukturuar, në përputhje me standardet dhe politikat e UEFA-s dhe FIFA-s.
Gjatë prezantimit do të bëhen publike objektivat kryesore, shtyllat strategjike dhe prioritetet që do të udhëheqin zhvillimin e futbollit shqiptar. Ky dokument nuk është vetëm orientues, por një angazhim për zhvillim të planifikuar dhe të qëndrueshëm.