Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka shënuar përmbylljen e aktiviteteve për 28-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me ceremoninë tradicionale të natës së zjarreve në kazermën Adem Jashari.
Përmes një postimi në Facebook, FSK njoftoi se gjatë kësaj ceremonie u ndez flakadani përkujtimor në nderim të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, të cilët simbolizojnë sakrificën për lirinë e Kosovës.
Ndezja e flakadanit u bë si pjesë e ceremonisë përmbyllëse të aktiviteteve që përkujtojnë ngjarjet historike të marsit 1998 në Prekaz.
Sipas njoftimit zyrtar: "Në natën e zjarreve në kazermën ‘Adem Jashari’ dhe në përmbyllje të shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së është ndezur flakadani në përkujtim të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari".
Përditësime
Paraprakisht, në Prekaz u mbajt “Nata e Zjarreve”, ku u ndezën flakadane.