Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, zhvilloi sot një takim zyrtar me shefin e ri të misionit të EULEX-it në Kosovë, Antero Lopes. Gjatë takimit, Hoxha i uroi mirëseardhje Lopes në detyrën e re dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që ky mision ka ofruar për institucionin e policisë.
Diskutimet u përqendruan në vullnetin e përbashkët për të thelluar bashkëpunimin në funksion të garantimit të rendit, sigurisë dhe sundimit të ligjit për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Të dy drejtuesit theksuan rëndësinë e ruajtjes së një ambienti të sigurt në vend.
Takimi u përmbyll me zotimin e ndërsjellë për të vazhduar dhe forcuar partneritetin institucional ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.