Policia e Kosovës pranoi më 23 shkurt 2026 një donacion nga Republika Federale e Gjermanisë në vlerë rreth 200 mijë euro.
Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, me bashkëpunëtorë priti në takim zëvendësambasadorin e Ambasadës Gjermane, Christian Böttcher. Gjatë takimit u bë pranim-dorëzimi i donacionit, që përfshin pesë vetura dhe pajisje teknologjike.
Ky donacion synon mbështetjen e Policisë së Kosovës, konkretisht forcimin e mbikqyrjes së kufirit shtetëror. Policia vlerëson lartë bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë Gjermane dhe Ambasadës Gjermane në ngritjen e kapaciteteve logjistike dhe teknologjike.