Gjykata e Apelit ka ndryshuar masat e sigurisë ndaj dy të dyshuarve L.D. dhe B.D., të cilët dyshohen për plagosjen e një personi më 11 shkurt 2026 në Mitrovicën e Jugut. Ky vendim u mor me aktvendimin e 25 shkurtit 2026, siç konfirmohet nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.
Sipas përgjigjes zyrtare të gjykatës, ndaj L.D. masa e paraburgimi u zëvendësua me arrest shtëpiak deri më 11 mars 2026. Ndërsa ndaj B.D. arresti shtëpiak u ndërpre dhe ai u lejua të mbrohet në liri. Me përfundimin e afatit, të dy të dyshuarit tani mbrohen në liri, pasi Prokuroria Themelore në Mitrovicë nuk ka kërkuar vazhdimin e masave.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:33 në rrugën “UÇK” në Mitrovicën e Jugut. Policia e Kosovës mori njoftim për të shtëna rreth orës 19:26. Një person i moshës madhore mbeti i plagosur dhe u dërgua për trajtim mjekësor në spital. Në vendngjarje u gjetën katër gëzhoja.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, konfirmoi se policia arrestoi dy të dyshuar menjëherë pas incidentit.