Në seancën e dytë të gjyqit në themel, të mbajtur në Gjykatën e Posaçme, Ilir Meta u paraqit në kafaz të qelqtë dhe komunikoi me shenja me avokatin e tij. Ai përshëndeti të pranishmit me gjestin e shqiponjës dykrenare. Monika Kryemadhi ishte e pranishme përkrah avokatit të saj, ndërsa Fatime Kryemadhi dhe Pirro Xhixho u përfaqësuan vetëm nga avokatët.
Gjykata ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të Fatime Kryemadhit dhe Pirro Xhixhos. Në këtë dosje do të gjykohet ish-çifti Meta-Kryemadhi në procedurë të zakonshme. Gjykata nuk pranoi kërkesën për ndryshim të masës së sigurimit.
Avokati Kujtim Cakrani deklaroi se do të provojnë pafajësinë e të pandehurve. Ai theksoi se prokurori nuk paraqiti asnjë provë kundër Metës, i cili nuk përfshihet në asnjë bisedë, email apo takim. "Janë rreth 120 dëshmitarë të pyetur nga organi i procedurës. Do të thërrasim dëshmitarë të tjerë dhe do të paraqesim prova të reja", u shpreh Cakrani.
Ai sqaroi se Meta nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e ish-bashkëshortes, e cila ka marrë përgjegjësinë gjatë hetimeve paraprake në prokurori. Cakrani mohoi interpretimin e gjestit të Metës si numër 7, duke thënë se ishte shqiponjë.