Gjykata e Posaçme shtyu për 2 shkurt seancën e shqyrtimit paraprak të dosjes ndaj Erion Veliaj dhe bashkëpandehurve.
Gjatë seancës së 19 janarit, kryebashkiaku Erion Veliaj, i pranishëm në sallë, këmbënguli në kërkesën për t’u njohur me aktet e dosjes. Gjykata e konsideroi kërkesën e tij dhe të avokatëve abuzive, duke vendosur të mbyllë shqyrtimin gjyqësor për mungesë vullneti në paraqitjen e parashtrimeve.
Më pas, gjykata shfuqizoi vendimin e saj. Kjo ndodhi pasi avokatja Valentina Teodorescu, e caktuar kryesisht nga gjykata për mbrojtjen e Veliaj-it, kërkoi autorizim për të takuar atë në paraburgim dhe për të paraqitur parashtrimet me shkrim.
Gjykata pranoi kërkesën dhe shtyu seancën për 2 shkurt.