Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj katër personave të arrestuar të shtunën në kuadër të operacionit “Lockdown”. Këta dyshohen për trafikimin e armëve zjarri nga Kosova drejt Shqipërisë dhe tregtimin e tyre në tregun e zi.
Në qeli u lanë Gloris Nezaj, Renato Rumi, Klevin Caushi dhe Ardjan Caushi. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, i sillnin në Tiranë, ku më pas modifikoheshin dhe magazinoheshin në Selitë.
Gjatë operacionit policor u sekuestruan:
- Tetë armë zjarri;
- municion;
- radio policie;
- jelek multifunksional;
- celularë.
Operacioni “Lockdown” u zhvillua të shtunën dhe çoi në arrestimin e menjëhershëm të katër personave. Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë pas shqyrtimit të dosjes hetimore.