Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka marrë vendim më 30 mars 2026 për kërkesën me numër KO81/26, të paraqitur nga Presidentja Vjosa Osmani.
Kërkesa lidhet me vlerësimin e konfliktit të kompetencave kushtetuese sipas nenit 113 (3) (1) të Kushtetutës, midis presidentes dhe grupeve parlamentare si trupa të Kuvendit, në lidhje me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Gjykata, njëzëri, vendosi:
- Të deklarojë kërkesën të papranueshme;
- Të refuzojë kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme;
- Të kumtojë aktvendimin palëve;
- Të publikojë aktvendimin në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, sipas paragrafit 4 të nenit 20 të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese;
- Të konstatonjë se aktvendimi hyn në fuqi menjëherë, sipas paragrafit 5 të nenit 20 të Ligjit.