Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka shpallur më 11 mars 2026 vendimin lidhur me mbylljen e platformës TikTok, duke e vlerësuar si antikushtetuese për shkak të cënjes së lirisë së fjalës dhe shprehjes.
Sipas vendimit, bllokimi përbën ndërhyrje në një të drejtë të garantuar nga Kushtetuta. Gjykata thekson se çdo kufizim duhet të jetë i arsyetuar dhe proporcional me qëllimin e synuar.
Kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore nuk mund të bëhet me vendim qeverie, por vetëm me ligj të miratuar nga organet përkatëse. «Mbyllja e TikTok-ut me vendim qeverie ishte antikushtetuese», thuhet në vendim.
Lajmi u raportua nga gazetarë si Bekim Bici i Ora News, Anila Hoxha e Top Channel dhe Klodiana Lala e BalkanWeb.
Përditësime
Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e BIRN-it dhe Asociacionit të Gazetarëve për shqyrtim të vendimit mbi mbylljen e TikTok-ut.
Gjykata refuzoi pretendimin për cenim të lirisë ekonomike. Sipas nenit 17 të Kushtetutës, VKM nuk përmbush kushtet për kufizim të lirisë së shprehjes, duke e bërë mbylljen antikushtetuese.
Kryeministri Edi Rama kritikoi vendimin.