Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, deklaroi në emisionin Pressing të televizionit T7 se një numër i respektuar, jo i vogël, deputetësh të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) i kanë premtuar votën nëse ai do të garojë për postin e presidentit të Kosovës.
“Një numër i respektuar, jo i vogël, edhe i deputetëve të VV-së më kanë thënë: nëse je në garë, e ke votën time. E kanë thënë edhe në takime në prani të kolegëve të vetë”, u shpreh Haradinaj.
Ai shtoi se deputetët e përmendur janë të gjallë dhe mund të konfirmojnë personalisht deklaratat e tyre. Kjo deklaratë u bë në kontekstin e diskutimeve për garën presidenciale në Kosovë.