Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, mirëpriti në takim ambasadorin e Italise, Maurizio Antonini.
Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy shteteve, si dhe aktualiteti në Kosovë, me theks të veçantë në funksionimin e Kuvendit.
Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Italise, duke theksuar se shteti italian ka qenë në krah të Kosovës dhe qytetarëve të saj në çdo fazë të zhvillimit. Ajo nënvizoi gjithashtu ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës.
Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizimin e partneritetit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë. Kjo përfshin zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.